Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri është kërcënuar për jetë me anë të një mesazhi. Në mesazhin kërcënues për ministrin Tahiri shkruhej: “ Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”
Menjëherë pas këtij mesazhi, agjentët e Policisë së Tiranës kanë kontrolluar bizneset dhe vilat e familjes Gjuta, transmeton shekulli.al.
Nga teksti që përmbante mesazhi kuptohet që personi i cili e ka dërguar, është pjesë e familjes Gjuta. Vladimir Gjuta deri më tani sipas hetimeve, është një prej të dyshuarve kryesor për atentatin me tritol ndodhur më 10 shkurt në biznesin e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Bashkim Tahiri.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend