Do t’u tregoj prindërve dhe shoqeve të tua që nuk je e virgjër”.
Kështu e kërcënonte një 19-vjeçar një 14-vjeçare në Tiranë, duke i kërkuar të bënin sërish seks.
Makthi i minorenes D. ka marrë fund kur nëna e saj erdhi një ditë papritmas në shtëpi dhe e gjeti të riun të fshehur në dollapin e rrobave.
Pas padisë, gjykata e ka dënuar me dhjetë vjet burg të riun Erald X.
Gjithçka nisi në vitin 2014, kur mes tij dhe adoleshentes nisi një miqësi.
Një ditë, duke shfrytëzuar faktin se vajza ishte vetëm në shtëpi, ai ka trokitur dhe ka hyrë me forcë.
Më pas e ka përdhunuar atë.
Por tmerri nuk ka mbaruar për 14-vjeçarin, pasi Eraldi i kërkonte vazhdimisht të bënin seks, duke e kërcënuar se do tregonte se nuk është e virgjër
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...