Kapet në Holandë autori i atentateve ndaj fisit Çapja

21:35 | 7 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Autori i atentateve ndaj fisit Çapja është arrestuar në Holandë.

Shkëlzen Hasanpapaj, 19 vjeç dyshohet si atentator i dy sulmeve ndaj fisit Çapja në Elbasan, i pari në shkurt të 2016-ës ku humbën jetën tre anëtarë të fisit dhe i dyti disa muaj më pas në qershor.

Hasanpapaj u identifikua nga policia pas një hetimi të gjatë nga Prokuroria e Elbasanit. Ai ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë pas atentatit të kryer ndaj Florenc Çapjas në qendër të qytetit të Elbasanit, teksa largohej me nxitim nga vendi i ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale