Nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet në parlament as në senacën plenare të kësaj të enjteje në parlament. ishin deputetët e opozitës, pjesë e Rithemelimit, të cilët me pankarta në duar rrethuan foltoren e Kuvendit.
Nën vërshëllimat e bilbilëve, deputetët bllokuan punimet e Kuvendit duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në fjalën e saj hyrëse tha se interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin në lidhje me inceneratorët, do të bëhet me ministren e Shtetit Elisa Spiropali për shakak të angazhimeve të kreut të qeverisë.
Deputeti i PD Arbi Agalliu nuk pranoi ta bënte interpelancën me Spiropalin, duke bërë që kryetarja e Kuvendit të kalonte direkt në votimin e projektligjeve.
Nën vërshëllimin e bilbilave parlamenti votoi ligjin për rikthimin e basteve sportive me 72 vota pro.
Të vetmit deputetë të maxhorancës që abstenuan për ligjin e lojërave të fatit ishin Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.
Seanca plenare u myll brenda 15 minutave nga fillimi i saj, ku maxhoranca kaloi pa asnjë diskutim të gjitha projektligjet dhe pikat në rendin e ditës./euronews
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...