Mateo i vogël kishte moshën e pafajësisë dhe të lodrave.
Një traktor i kuq ishte lodra e preferuar e Mateos. Ditën e fundit të jetës, ai i thirri shokut të ngushtë, por shoku nuk gjendej aty.
Mateo doli në rrugicën e lagjes dhe aty takoi vrasësin e tij.
Klodian Çalamëni, një ish i dënuar për pengmarrje dhe rrahjen e një 16-vjeçareje i dha për të luajtur biçikleten 8-vjeçarit, që nuk kishte shkuar në shkollë pasi kishte vëllain sëmurë. Fëmija bëri xhiro në rrugicë, por askush nuk e pa kur ai u kthye në shtëpinë e vrasësit për t’i dhënë biçikletën. Ai e qëlloi me lopatë në kokë, dhe më pas e fshehu trupin e të miturit në oborr..
Vrasësi është në burg dhe shtëpia e tij vijon të jetë skenë krimi. Ai u gjet i dehur në dhomë dhe fillimisht ka mohuar të kishte dijeni për Mateon që po kërkohej prej disa orësh në fshat dhe nuk po gjendej. Por atë e ka tradhtuar një sekuencë kamere sigurie që tregonte Mateon duke luajtur me një biçikletë të kuqe, që banorët thane “është e Klodianit”./tch

Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur