Emisioni “Opinion” është sot në një transmetim maratonë e ka dhënë për publikun disa nga emisionet më të suksesshme dhe që kanë ngelur në mendjen e audiencës ne keto 20 vite.
Një ndër ta është edhe emisioni ku pati një debat në studio mes Artan Lames dhe gazetarit Blendi Fevziut. I cili më pas u përhap në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale. Një “Pushoooooooo” e Fevziu, që edhe sot pas disa viteve vazhdon të mbahet mend nga të gjithë.
Artan Lame është rikthyer në emision me një jatagan dhe një shpat, duke ja drejtuar me humor Blendi Fevziut, kjo për ti kthyer reston e drejtimit të shkopit nga ai disa vite më parë. Blendi Fevziu e ka mirëpritur dhe më pas i ka shfaqur pjesët filmike. Më pas Fevziu ka thënë se nuk ka pritur që ajo gjë të ndodh në studio pasi ata njihen prej 20 vitesh.
Me pas Fevziu e ka pyetur se perse nuk pushonte ate dite ne emisioni dhe Lamja ka dhene nje pergjigje, shkruan Opinion.al.
Fevziu: Si ka mundësi që nuk qetësohesh kurrë në emision ?
Artan Lame: Unë ato që i them i besoj. Të ka ndodhur pas emisionit që unë të them atë e thash se duhet thënë, unë i them gjërat se i ndjej dhe i besoj.
Artan Lame: Më kujtohet kur u takuam tek kryeministrija dhe i kë thënë gocës ky është ai xhaxhi që i bërita.
Fevziu: Edhe ajo u hutua shumë dhe tha, këtij i bërite.
Fevziu i ka dhënë po ashtu edhe një dhuratë, një skulpturë të vogël të Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër