Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të rikthehet në Partinë Demokratike.
Lajmi është bërë i ditur nga ish-kryeministri, Sali Berisha në një intervistë në MCN TV.
Berisha tha se Topalli do të bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e 30 prillit.Ylli Rakipi: Marrim Jozefina Topallin. Ajo i ka thënë gjërat doktor edhe para jush, se ju tani po i thoni. Pse nuk është Jozefina në PD? Përse nuk po i riktheni këta që largoi padrejtësisht Lulzim Basha?
“Ajo do të rikthehet në PD, do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar.Për hapjen, dy do të jenë drejtimet. Së pari, rikthimi i të gjithë vlerave në PD. Së dyti, afrimi me PD, i dhjetëra, qindra, specialistëve, ekspertëve, intelektualëve, të formuar, në Shqipëri dhe jashtë. Nëse patë KOP-in në 2005, ju garantoj se ai do të tejkalohet shumë herë. Po punohet intensivisht në këtë drejtim”, tha Berisha.
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme