Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka paralajmëruar një koalicion të madh PS-PD.
Manjani e argumenton mendimin e tij me faktin që ministrat teknikë s’janë tërhequr pas humbjes, me faktin që po shtyhet në kohë deklarimi i qeverisë së re Rama, si dhe me mos deklarimin në opozitë të PD-së.
Reagimi i plotë
Supozim jo pa bazë
Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën;
-mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes;
-shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe
-mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion:
Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!
Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE.
Arsyeja e vërtetë: të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit!
Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë!
Jam i sigurt që ekziston ky plan! Padyshim më i keqi për demokracinë!
Të shohim a do mund të realizohet!/shekulli/
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...