Në shkollat e vendit do të shtohen investimet për krijimin e laboratorëve inteligjentë.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili me një shënim në faqen e tij “Facebook” thotë se qeveria po planifikon të shtojë rreth 654 laboratorë të tillë për t’iu ardhur në ndihmë nxënësve.
“Mirëmëngjesi dhe me laboratorët e rinj inteligjentë të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi” në Tiranë, pjesë e rrjetit të 300 SmartLab-eve në shkolla, si dhe me lajmin e mirë se me investimin e qeverisë shqiptare, do të kemi edhe 654 laboratorë të tjerë inteligjentë, duke siguruar që shkollat me numër të madh nxënësish të kenë më shumë se një SmartLab, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info/
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre