Inflacioni në eurozonë arriti në një rekord të ri në muajin korrik, sipas vlerësimeve paraprake të Eurostat.
Sipas njoftimit zyrtar, “Inflacioni vjetor i Eurozonës pritet të jetë 8.9% në korrik 2022, nga 8.6% në qershor sipas një vlerësimi të shpejtë nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Europian.
Duke parë përbërësit kryesorë të inflacionit të eurozonës, energjia pritet të ketë normën më të lartë vjetore në korrik (39.7%, krahasuar me 42.0% në qershor), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (9.8%, krahasuar me 8.9% në qershor. ), mallrat industriale joenergjetike (4,5%, krahasuar me 4,3% në qershor) dhe shërbimet (3,7%, krahasuar me 3,4% në qershor)”.
Vetëm pak ditë më parë Banka Qendrore Europiane (BQE) ka rritur normat e interesit me gjysmë pikë përqindjeje, duke shënuar rritjen e parë për më shumë se një dekadë, në një përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit.
Ekziston frika se normat e larta të interesit do ta çojnë eurozonën në recesion. Blloku tashmë është goditur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve pas pushtimit rus të Ukrainës, një ngadalësim në aktivitetin e biznesit dhe një rënie në besimin e konsumatorit në nivele rekord.
Efekti në Shqipëri
INSTAT njoftoi se Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, arriti në 7.4% në qershor, nga 6.7% që ishte në maj dhe shumë më i lartë se janari i këtij viti, kur treguesi ishte 3.7%, duke shënuar një tjetër rekord të ri të 20 viteve të fundit, që nga marsi i vitit 2002, kur treguesi arriti në 7.6% dhe po arrin nivelin më të lartë që nga koha e piramidave në 1997-s, kur ishte mbi 40%.
Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet./ Monitor
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen