Policia e Torontos ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Paulin Harusha, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 13 shtatorit, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij pranë një qendre tregtare në zonën Victoria Park Ave. dhe Sheppard Ave. E.
Në një konferencë për shtyp, rreshteri i Policisë së Torontos, Alan Bartlett, bëri me dije se i dyshuari është Meelad Tarin, 34 vjeç, banues në Toronto, i cili tashmë është shpallur në kërkim mbarëkombëtar me akuzën për vrasje të shkallës së parë.
“Për Meelad Tarin kam një mesazh: kërko një avokat dhe dorëzohu. Kushdo që ndihmon apo strehon të dyshuarin, do të përballet me pasoja ligjore”, paralajmëroi Bartlett.
Policia beson se Tarin nuk është larguar nga territori i Kanadasë. Deri tani nuk ka të dyshuar të tjerë, por hetimet po vijojnë për të përcaktuar natyrën e marrëdhënies mes viktimës dhe autorit të dyshuar, raporton JOQ.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 të shtunën, më 13 shtator. Pas një telefonate për të shtëna me armë, oficerët gjetën Paulin Harushën të plagosur rëndë në makinën e tij. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai humbi jetën në vendngjarje. Sipas hetimeve paraprake, Harusha është qëlluar disa herë me armë zjarri.
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran