Meteorologët kanë dhënë alarmin për rikthimin e të ftohti siberian në rajonin e Ballkanit por edhe mbi vendin tonë.
Sipas meteorologëve duke nisur nga dita e sotme në territorin e Ballkanit do të kthehen stuhitë e dëborës dhe ngricat.
Në Shqipëri moti do të jetë me diell dhe vranësira deri mesatare në juglindje ku do të ketë reshje të pakta bore në lartësitë mbi 800 metra në nivelin e detit.
Temperaturat do të fillojnë të zbresin ndjeshëm, në zonat malore kur termometri do të zbres deri në -3 grade celsius në mëngjes, ndërsa në mesditë temperatura maksimale nuk do t’i kaloje 14 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet.
I gjithë vendi do të përfshihet nga masa ajrore shumë të ftohta me origjinë Siberiane duke sjelle rënie të mëtejshme të temperaturave në të gjithë vendin.
Zonat malore -8 deri në 1 gradë celsius
Zonat e ulëta 1 deri 13 gradë celsius
Zonat bregdetare 2 deri në 13 gradë celsius. /albeu.com
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...