Një tentativë vetëvrasje nga një i burgosur ka ndodhur orët e para të kësaj të shtune në burgun e Shënkollit në Lezhë.
Sipas Policisë, ora shënonte rreth 00:25 kur në dhomën e paraburgimit, A.N., banues në fshatin Karmë të Shkodës, ka tentuar të vetëvaret me çarçaf.
Fatmirësisht, ai ka marrë ndihmë në kohë dhe është transportuar në spital. Pas ndihmës mjekësore, A.N. është çuar sërish në burg.
Dyshohet se A.N. ka qenë në rënduar psikologjike kur ka kryer veprimin që mund të rezultonte tragjik.
Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, njofton Policia.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”