Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ku është theksuar rëndësia e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në një postim në rrjetin social “X’, Hoxha e cilëson takimin si shumë miqësor dhe rikonfirmon se Kosova mbetet një prioritet i padiskutueshëm i politikës së jashtme të Shqipërisë.
Ai thekson angazhimin për forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përmes koordinimit institucional dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike.
Gjithashtu, u diskutua për avancimin e projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike, veçanërisht në sektorët e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.
“Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik”, shkruan Hoxha.
🇦🇱🇽🇰 Një takim shumë miqësor me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.
E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se #Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme.
Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për… pic.twitter.com/BvYR4QiJvd
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) March 25, 2026
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme
Prokuroria kërkon të kthehet në rigjykim rasti i Bedri Krasn...
Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon nda...