Zv. ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi në një komunikim për mediet tha se vijon asgjësimi i pulave të ngordhura.
“Tamponimi i zonës , baza materiale për veterineret, monitorimi në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi po kryeson survjenancë në të gjitha fermat. Jemi në gatishmëri që Komiteti Kombëtar i Ushqimit është në terren për të garantuar produktet me origjinë shtazore. Kemi konfirmuar që i gjithë procesi është bërë konform legjislacionit”, tha Gjeçi.
“Ka kapacitete për t’i groposur, jemi në sezon, nuk pretendojmë të mos ketë, nuk ka panik për konsumatorin, nuk transmetohet përmes ushqimeve tek konsumuari. Groposja ishte e ndarë në dy kategori. Tashmë 340 mijë janë të ngordhura, 120 mijë janë për t’u asgjësuar.”
“Ka raste në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, sapo kemi marrë njoftimin filloi në zbatim plani i krehjes së zonës, u identifikua një pelikan i ngordhur”
“Nuk ka rrezik për konsumatorët, por se ka pakësim të tufës së pulave”, tha Gjeçi./TopChanel/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj