Parlamenti vendosi ditën e sotme shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Presidentit të Republikës. Një vendim që shkakton precedentin e parë të një kreu shteti të shkarkuar nga parlamenti në historinë e shtetit shqiptar.
Megjithatë edhe pse 104 deputetë vendosën pro shkarkimit të Metës, është Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit. Kryetari i Komisionit Hetimor për shkeljet e Metës, Alket Hyseni, ishte këtë të mërkurë në një lidhje live në emisionin “Opinion” ku deklaroi se Gjykata Kushtetuese, sipas ligjit duhet që ta shqyrtojë këtë çështje brenda 3 muajve.
“Në gjykimin tim Gjykata Kushtetuese nuk ka një afat konkret sepse për sa i takon shqyrtimit të procedurës për Presidentin ka parashikime në 3 nene të posaçme të ligjit specifik të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, por referuar parimit të përgjithshëm, brenda 3 muajve, çdo kërkesë duhet të shqyrtohet. Pra nga momenti i depozitimit të kërkesës brenda 3 muajve Gjykata Kushtetuese duhet të kalojë në seancë dhe të shqyrtojë kërkesën.
Mendoj që rasti është specifik, nuk është një nga rastet kur i shkohet Gjykatës Kushtetuese nga kërkues të ndryshëm që mund të enë individ, gjykata, parti, por jemi në një situatë që për republikën parlamentare është e rëndësishme dhe unë gjykoj që Gjykata Kushtetuese me seriozitetin e saj do ta shqyrtojë në afatet më optimale të mundshme”, tha Hyseni. /tvklan.al
“Diaspora, aseti ynë i veçantë”, Agim Ademi falënderon “Dard...
Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon