Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë vendimin e parlamentit për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Pas shqyrtimit paraprak ajo e ka kaluar çështjen për shqyrtim në seancë plenare publike, data për të cilën ende nuk është vendosur.
Presidenti u shkarkua me 105 vota pro nga parlamenti në datën 9 Qershor pasi një Komision Hetimor i ngritur nga socialistët vlerësoi se Ilir Meta me deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore për garën e 25 Prillit kishte kryer shkelje të rënda që synonin nxitje të konfliktit civil.
Mandati i kreut të shtetit përfundon në 24 Korrik të 2022 dhe vetë Ilir Meta është përbetuar disa herë pas përplasjeve me mazhorancës se nga zyra presidenciale do të dalë vetëm në atë datë.
Nuk dihet sesa kohë do të marrë Gjykata Kushtetuese për të vendosur të legjitimojë ose jo vendimin e Parlamentin për shkarkimin e Metës. Ilir Meta është presidenti i pare i cili shkarkohet nga parlamenti dhe nëse kjo gjykatë do të pranojë atë vendim do të jetë presidenti i parë që do ta lerë zyrën presidenciale për shkelje kushtetuese./tvklan
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...