Njësitë policore të mobilizuara në Gjirokastër kanë zbuluar në orët e pasdites së të premtes edhe 2.2 tonelata kanabis sativa, në kuadër të operacionit “Llufa” të nisur më herët gjatë ditës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave lënda narkotike ka qenë e kultivuar në 4 parcela dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore është asgjësuar përmes zjarrit.
Burimet shtojnë se uniformat blu kanë arritur të identifikojnë edhe poseduesit e kanabisit, që janë 4 të rinj nga qarku i Gjirokastrës, të cilët janë shpallur në kërkim.
Konfiskimi i fundit e çon në 3.2 tonelata lëndën narkotike të sekuestruar në kuadër të operacionit “Llufa”, që është mbikëqyrur nga afër nga krerët më të lartë të policisë.
Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit dhe sasia e parë prej 1 ton kanabis u zbulua në vendin e quajtur Llufe, në malin e Kurveleshit.
Sasia dërrmuese e lëndës narkotike ishte në formën e boçes dhe në proces tharjeje në një stan të fshatit.
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian