Policia e qarkut të Vlorës ka njoftuar pasditen e kësaj të mërkure, se një ditë më parë në Jalë të Himarës ka gjetur në det të hapur një kufomë.
Sipas një njoftimi për shtyp, trupi i pajetë është gjetur në vendin e quajtur Gjipe, rreth 1 milje larg bregut. Kufoma nuk është identifikuar ende dhe policia ka bërë publike të dhënat e saj, në funksion të identifikimit.
Kështu: trupi është i seksit mashkull, fizik normal, i gjatë 1.75 m, flokë të thinjura dhe pak të rëna në pjesën e përparme të kokës, i moshës 50-60 vjeç dhe i veshur me pantallona blu të shkurtra dhe me vija anash.
Autoritetet policore njoftojnë se, trupi i pajetë ndodhet në morgun e Vlorës prej nga pritet të dalin rezultatet e autopsisë që do të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes./TCh
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...