Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Vetting” në ABC se grupet kriminale në Elbasan kanë një sistem të fortë informacioni duke nisur që nga shitësit e misrave dhe kamarirët që mbajnë radio policie e deri te monitorimi i territorit me sistem kamerash.
“Nga historia që i kam ndjekur më ka bërë përshtypje që kanë një sistem shumë të fortë informacioni, patrullimi dhe kontrolli të territorit. E kontrollojnë me informatorë. Kam parë njerëz duke shitur misra por në xhep kanë radio policie që e përdorin për komunikim të brendshëm.
Ka kamarierë ose shitës që janë informatorë. Ka mbikëqyrje të territorit me sistem kamerash. Prandaj kur policia shkon është e vështirë t’iu gjenden prova materiale”, deklaroi Artan Hoxha.
Ai e përshkruan Elbasanin si një nyje e rëndësishme strategjike ku kalojnë degëzimet e linjës së heroinës.
“Zhvillimet në Elbasan janë beteja mes grupeve kriminale për të marrë nën kontroll qytetin. Elbasani është një nyje e rëndësishme strategjike. Kalojnë korridoret tokësore të trafikut të lëndëve narkotike. Aty kalojnë degëzimet të linjës së heroinës nga Afganistani, Turqia. Kalojnë të gjitha rrugët kryesore që e lidhin pjesën perëndimore me atë lindore të Shqipërisë. Pozicioni që ka Elbasani si një kryqëzim shumë i rëndësishëm i linjave të trafikut.
Burimi kryesor i të ardhurave në Elbasan, nuk është Elbasani si qytet por trafiku jashtë Shqipërisë. Ata kontrollojnë jetën ekonomike dhe atë politike. Vitet e fundit janë ekspozuar më shumë. Ata e kanë blerë sistemin e drejtësisë dhe jo më kot ajo shprehja e kryeministrit Edi Rama kur nisi ajo e KÇK-së që kriminelët e Elbasanit hyjnë me pranga dhe dalin me duar në xhepa”, shprehet Artan Hoxha.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata