34-vjeçari me iniciale R.M. është proceduar penalisht pasi në autobusin të cilin ai drejtonte, u gjetën të fshehura 17 mijë Euro.
Shuma e parave ishte fshehur në valixhen me sendet personale të shoferit 34-vjeçar. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kontrolli i imtësishëm i autobusit me drejtues 34-vjeçarin R.M, u bë në hyrje të Shqipërisë në Pikën Kufitare Port Vlorë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al
Pasiguri tek Arsenal – largime të mëdha priten në verë
Biznesi me energji elektrike i bashkëshortes, Abdixhiku: Pre...
Reagimi i OVL-UÇK pas ftesës për Grupin Punues: Nuk jemi var...
Rritet interesimi për Thuram, francezi mund të largohet nga ...
Kusari kërkon përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për...
Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përpl...