Mëngjesin e 6 Tetorit, prapa Malit të Dajtit në Tiranë u gjet i groposur në një humnerë në fshatin Qafë Mollë trupi i pajetë i biznesmenit të inerteve Ruzhdi Hoxha. Si i dyshuar për këtë ngjarje është Fredi Rrushi, i cili është i arrestuar.
43-vjeçari Hoxha ishte parë për herë të fundit më datë 20 Tetor, ndërsa 4 ditë më pas familjarët e tij kishin bërë denoncim. Dyshohet se ai ishte vrarë ditën që ishte rrëmbyer, edhe pse koha e saktë dhe vendi se ku u vra nuk dihet ende. Por në momentin e gjetjes, trupi ka qenë gjysmë i dekopozuar.
Një bari i zonës në Qafë Mollë, ka thënë për emisionin Uniko nga Spatak Koka në Klan Plus se bagëtitë e tij kishin ndjerë erën e keqe. Edhe ai vetë kishte parë sorrat që vinin vërdallë, por kishte menduar për ndonjë kafshë të ngordhur dhe nuk kishte shkuar të shikonte trupin.
Bariu: Një ditë kam qenë me dhitë dhe luanin korbat aty.
Spartak Koka: Po korbat para sa ditësh kanë qenë?
Bariu: Po ka 1 javë që kam qenë unë. Erdha një ditë këtu. Mora rrugën dola te lapidari atje.
Spartak Koka: Kur pe korbat?
Bariu: Jo, kur ndaluan dhitë. Se vinte një erë e rëndë. Mendova se i ka humbur ndonjërit ndonjë dhi e ja ka ngrënë ndonjë gjë. Erën e ndjeja unë po pak fare./TVKLAN/
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga
Kurti vizitoi Handikos-in: Punësuam 422 asistentë në shkolla...
Samiti i Brukselit/ Zelensky thirrje evropianëve për të fina...
Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosov...
Mbi 11 milionë euro investime, Vitia tregon transformimin e ...
Pensionohet koloneli i FSK-së Sefer Shyti, Maqedonci e dekor...