Shi, erë dhe temperatura të ngrohta për pjesën e mbetur të dhjetorit… “Krishtlindje të Bardha” do të kenë zonat malore, ndërsa ne të tjerët do t’i shijojmë përmes televizorit. Meteorologia Lajda Porja parashikon që 15-ditëshi i fundit i dhjetorit të jetë i paqëndrueshëm. Temperaturat kanë pësuar rritje për shkak të masave ajrore më të ngrohta me origjinë oqeanike, që kanë përfshirë vendin tonë.
“Sot ka shi, nesër e pasnesër nuk ka. Rifillojnë të martën, për të pushuar të mërkurën e të enjten”, tha Lajda Porja, meteorologe.
Era sot ishte shumë e fortë, e kështu do të vazhdojë. “Era do të fryjë e fortë gjatë natës, me shpejtësi 45 km në orë, duke krijuar probleme në portet e vendit”, tha më tej Lajda Porja.
Edhe për festat e fundvitit moti do të ketë paqëndrueshmëri. Krishtlindja do të kalojë në një mot të mirë. “Data 26, një ditë pas Krishtlindjes do të ketë shumë shi. Më pas moti do të jetë i mirë, deri në fund të vitit”, u shpreh meteorologia Lajda Porja./Tch
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend