Një vit e gjysmë pasi shkeli për herë të parë tokën shqiptare, në të parën vizitë të një presidenti francez Emmanuel Macron rikthehet në Shqipëri.
Vizita zyrtare e Macron do të jetë në mes të muajit maj, në ditët kur në Tiranë zhvillohet edhe Samiti i komunitetit Politik Evropian, e që do të zbresë në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm të Evropës.
Për ministrin e Jashtëm Igli Hasanin kjo vizitë është dëshmi e forcimit të marrëdhënieve mes të vendeve, sidomos gjatë viteve të fundit.
“Kjo vizitë parapri ndër të tjera edhe vizitën dypalëshe të Presidentit Macron në Shqipëri që do të zhvillohet në muajin maj’, tha Hasani.
Duke folur në një komunikim me mediat, në prani të ministrit francez për Europën Benjamin Haddad, i cili ndodhet në një vizitë 2 ditore në Tiranë, ndër të tjera edhe për përgatitjen e vizitës së Macron, Hasani tha se shpreson që Franca të vijojë të jetë një aleate e fortë në rrugën e integrimit.
Emmanuel Macron për herë të parë Shqipërinë erdhi në një vizitë historike më 16 tetor 2023, kur u prit nga kryeministri Rama e presidenti Begaj ndërsa dekoroi shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare me nderimin më të madh që Parisi i kulturës jep: “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
Kjo vizitë historike e Macron u pasua nga vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në prill të vitit të shkuar, ku u prit me nderimet të larta ushtarake./tch
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...