Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe imami i njohur Elvis Naçi, kanë vizituar sot vendin ku është shembur hoteli dhe panë nga afër situatën në Thumanë.
Imami Elvis Naçi ka treguar se në pallatin, i cili u shemb nga tërmeti ka patur një projekt, që të strehonte disa persona në nevojë.
Ai pohoi se banesa i ishte ofruar emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” nga një qytetar që jeton në Zvicër, por ai shtoi se ky plan fatmirësisht nuk u realizua.
“E di çfarë na ka ndodh të ky pallat? Kemi pas dhurim një shtëpi këtu. Po mendonim që të fusnim një familje, por shyqyr Zotit nuk e futëm.
Ne sa herë kemi pas dhuratë një shtëpi, ne e marrim të hënën dhe e dhurojmë të enjte, por kjo banesë kishte 6 muaj që na e kishte dhuruar një shqiptar i Zvicrës, por se di pse s’na e bëri Zoti mbarë. Kur ka rënë tani që e pamë. E kanë kismet se ata 5 vetë do vdisnin, Shyqyr që s’i paskemi fut”, tha Naçi. /bw/
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja