Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë sot gjatë ditës një intervistë për emisionin italian “L’aria che Tira” në LA7, ku ka folur më shumë për sezonin turistik të Shqipërisë, lidhjen me Italinë por edhe për rrugëtimin e vendit drejt BE-së.
Shqipëria po përjeton një sezon të artë për sa i përket turizmit, me një rritje prej 33% të vizitorëve. Duke komentuar këto shifra, i pari i qeverisë shqiptare, tha se Shqipëria është çliruar nga stigma e viteve ’90, ku shihej si një vend jo i sigurtë dhe me kriminelë.
“Nuk është një sekret, është një punë e bërë me shumë pasion, me shumë durim në vitet e fundit, që mendoj se kemi arritur të çlirohemi nga stigma që na u ngjit në vitet 1990, kur shiheshim si një vend që nuk guxoje mbi të gjitha të shkoje, sepse ishte ‘një vend jo i sigurtë’, ‘një vend plot me kriminelë’, ‘me të varfër’”, është shprehur Kryeminstri Rama, raporton ABCNews.
Ai po ashtu komentoi edhe postimin e pak ditëve më parë që shkaktoi diskutime, një meme me në thelb dy ngjarje: anijen Vlora me migrantët që zbarkonin në Bari në vitin 1991, dhe italianët që tashmë “dynden” drejt vendit tonë për të kaluar pushimet.
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...