Ditët e fundit kryeministri Edi Rama nuk ka qenë shpesh në ekranet e televizioneve, sot ai zbulon se ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite, ku është takuar me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Salman.
Kreu i qeverisë njofton se në rrjetet e tij sociale se ka diskutuar me Princin Salman mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë.
Nuk dihet sesa investime ka nga Arabia Saudite në Shqipëri, por kryeministri duket se e ka bërë “punën” e vet duke i dhuruar Princit saudit librin e tij me piktura, të cilin ia ka dhënë më parë dhe kancelares, Angela Merkel.

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...