Kryeministri Edi Rama reagoi sërish këtë të mërkurë për takimin e radhës elektoral të kreut të opozitës Lulzim Basha, këtë herë në Korçë. I ashpër në reagimin e tij, Kryeministri thotë se këmbëngulja në gabim është djallëzore.
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku?“.
Teksa sërish postoi fotografi nga vaksinimi në Tiranë dhe një foto nga tubimi i Bashës në Korçë, Kryeministri kishte edhe një lutje…
*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv? (Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut?)“.

“Hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike”, Rama jep d...
Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia jep detaje
Zjarri përfshin një shtëpi të braktisur në Prizren, dyshohet...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suhare...
Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kan...