Dy ndërtesa janë shembur me shpërthim të kontrolluar.
Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme strukturore në godinat që ndodhen në Shkozet, ndaj dhe Shtabi i Emergjencave ka vendosur shembjen e saj.
Forcat xheniere po merrem me hapjen e vrimave në mure për vendosjen e eksplozivit.
Sot efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.
Shembja e kontrolluar e objektit të parë u krye sot rreth orës 15:00.
Një ditë më parë në lagjen 13 në Durrësit u shemb po me eksploziv një pallat 6-katësh.
Shikojeni videon e plotë. /Ora News/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...