Gjykata Administrative e Apelit ka dhënë këtë të martë dritën jeshile për ndërtimin e pesë kullave në zonën e Digës së Liqenit Artificial të Tiranës.
Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar Bashkia e Tiranës, që thotë se ky verdikt është marrë në fshehtësi.
“Gjykata Administrative e Apelit, në një mbledhje të pa njoftuar dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik, vendosi të lërë në fuqi lejen për ndërtimin e 5 pallateve 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial, “dhurata” që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri qytetit të Tiranës në vitin e fundit të mandatit të tij”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.
Bashkia e Tiranës thotë se ky vendim në dritën e zhvillimeve të reja që po sjell reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut, tregoi se Gjykata Administrative e Apelit nuk është palë me qytetarët dhe nuk i intereson e ardhmja e qytetit.
Historia e 5 pallateve 17 katëshe buzë Digës së Liqenit daton që në tetor të vitit 2014, kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha.
Në shtator 2015 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi punimet për ndërtimin e 5 pallateve dhe kërkoi revokimin e lejes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.
“Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për sjelljen dhe vendimet e deritanishme të gjykatave, por mbi të gjitha për faktin se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, me fakte e argumente, qoftë për konfliktin e hapur të interesit të gjyqtarëve apo të shpërdorimit të detyrës, nuk pati asnjë reflektim nga ana e tyre dhe, me vendimin e sotëm i hap rrugë ndërtimit të këtyre godinave”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës./Top Channel
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...