“Do paguaj për atë që kam bërë”. Kështu deklaron nga burgu i Modenas italiania Irina Vetere e cila aksidentoi për vdekje natën mes 29 dhe 30 qershorit dy të rinj shqiptarë.
E përlotur dhe ende nën traumë ajo thotë se gjithçka që mund t’i ndodhë është e drejtë.
“Unë jam shumë pranë familjeve të këtyre dy të rinjve. Nuk më intereson se çfarë ndodh me mua. Ajo që do të ndodhë me mua do të jetë e drejtë”, tha Irina Vetere nga burgu i Modenës, duke shpërthyer vazhdimisht në lot.
Mediat italiane i përshkruajnë ditët e Irinës në paraburgim të gjata. “Natën në qeli me një shoqe, takime në mëngjes me psikologen dhe pasdite shkrime e lexime.
“Dukej se ishte shumë e rënduar – tha avokati i cili kishte zhvilluar rreth një orë bisedë me gruan- dhe shumë afër familjes së dy të rinjve”.
Vetere ndodhet në burg prej rreth një jave me akuzën për vrasje të dyfishtë rrugore. Ajo ishte e dehur, (5-fish më shumë se norma e lejuar) natën e 29 qershorit teksa i jepte makinës dhe aksidentoi për vdekje dy të rinjtë shqiptarë Ergi Skenderi e Xhulio Kaja./BW
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë