Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dënoi sulmin terrorist në Barcelonë që i mori jetën 13 personave.
“Dënoj fort sulmin terrorist në Barcelonë. Lutjet e mia shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre. Jemi me Spanjën në këtë moment të vështirë,” shkruan Bushati.
Pas sulmit në Barcelonë ku një furgon përplasi turmën e njerëzve në sheshin ‘Katalunja’ ka reaguar dhe Ambasada shqiptare në Spanjë.
Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ambasada në Madrid njoftoi se deri tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë në atentatin terrorist në Barcelonë.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...