Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dënuar me 1 vit burg biznesmenin Mihal Kokëdhimën, i cili akuzohet se sulmoi disa turistë spanjollë në restorantin e tij në Porto Palermo. Kokëdhima akuzohet për veprat penale “Shkatërrim Prone” dhe “Kanosje”.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka pranuar kërkesën e prokurorit Saimir Smaka, ku ky i fundit kërkoi 1 vit burg.
Kujtojmë se ngjarja në fjalë ndodhi në verë, ku sherri nisi pas ngatërresës së numrit të peshqve. Pas debateve, turistët kanë lënë ambientin e restorantit, ndërsa biznesmeni Kokëdhima është hedhur sipër furgonit me të cilën udhëtonte familja spanjolle e biznesmenit të njohur spanjoll Eugenio Galdon, themelues i kompanisë ‘ONO’.
Ndonëse furgoni ishte në ecje, Kokëdhima godiste me grushte xhamin e përparëm, ndërsa e theu atë. Pamjet e rënda u filmuan nga turistët, ndërsa bënë xhiron e rrjeteve sociale, edhe përtej kufirit. Lokali “Panorama” në Porto Palermo, i cili ishte në pronësi të Kokëdhimës u shkatërrua nga IKMT-ja menjëherë pas ngjarjes së rëndë me arsyetimin se objekti nuk ishte i legalizuar.
Ademi viziton Kosovën U21: Synimi është kualifikimi në Euro ...
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën