Këto janë momentet kur oficeri i policisë së Lezhës Saimir Hoxha vritet tragjikisht nga 21-vjeçari Aldi Rama. Në pamjet e siguruara nga Klan News shihet edhe e gjithë dinamika e ngjarjes së rëndë.
Siç mund të dallohet, fillimisht është makina e bardhë e policisë që ndalon. 3 efektivët dalin nga mjeti dhe i bëjnë me shenjë që të ndalojë mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë.
Dy prej tyre dalin nga makina ndërsa Aldi Rama qëndron brenda, në sediljen e pasme. Në këtë moment i afrohet oficeri 44-vjeçar që i kërkon dokument identifikimi. Por 21-vjeçari nxjerr pistoletën dhe e qëllon.
Nënkomisari shihet që ecën disa metra larg mjetit dhe më pas rrëzohet. Dy miqtë e autorit rendin të frikësuar, në anën tjetër. Në këtë pikë, Rama merr automjetin dhe largohet me shpejtësi të madhe, ndërsa dy oficerët e tjerë hapin zjarr ndaj mjetit të tij. /tvklan.al/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...