Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ftuar në Mbrëmje në ABC Neës është shprehur rreth situatës aktuale të krijuar në vend.
I pyetur rreth zhvillimeve më të fundit mbi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili akuzohet nga opozita se ka ndihmuar vëllain në trafikun e drogës, Rama u shpreh se ka opinion pozitiv për ministrin dhe kjo është e bazuar në fakte.
“Unë kam një opinion pozitiv në punën e ministrit bazuar në fakte, në rezultate në përkushtimin e tij në një punë për të çuar përpara transformimin e Policisë së Shtetit. Shenjat e qarta që policia ka dhënë në goditjen e krimit të organizuar, por edhe në disa prekje interesash të fshehta të krimit me politikën e ka vënë në shenjestër ministrin Xhafaj”, u shpreh kryeministri Rama nga Gjirokastra.
Sipas kryeministrit të vendit, e gjitha kjo bëhet për të dështuar hapjen e negociatave. Rama u shpreh se historia e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij është një histori e vjetër, të cilën edhe në të shkuarën e kanë prekur mediat dhe opozita. Kështu që kur është zgjedhur Xhafaj si ministër i Brendshëm e kam ditur se kush ishte tha kryeministri i vendit.
“Edhe opozita, edhe mediat e kanë nxjerrë në pah edhe e kanë publikuar disa herë në të shkuarën dhe kjo është këmbëngulja e opozitës për të bërë çmos që procesi i çeljes së negociatave të dështojë. Unë gjykoj punën dhe rezultatet. Kur unë kam bërë këtë zgjedhje ndaj Fatmir Xhafajt, unë e kam ditur se kush është ai”, tha Rama.
Rama u shpreh se audiopërgjimi i ofruar nga PD është një inskenim dhe material i falsifikuar.
“Nëse pretendimi për audiopërgjimin është i vërtetë në këtë rast pozicioni im do rishikohet dhe rivlerësohet, por nëse prokuroria nxjerr, bazuar në një mbështetje shkencore, thotë që kemi të bëjmë me një falsifikim, atëherë jemi në kushtet e një strukture kriminale”
https://youtu.be/cjU4A7wJEu4
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...