Mbështetës të shumtë të opozitës kanë bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër, për të penguar lëvizjen e lirë të kryeministrit Edi Rama. Kreu i Qeverisë ka planifikuar të zhvillojë sot një takim elektoral në Shkodër, por bashkia e drejtuar nga Voltana Ademi nuk e ka miratuar lejen.
Protestuesit janë mbledhur në kryqëzimin e Dajçit dhe po përpiqen të mbajnë rrugën e bllokuar. Një numër i madh i efektivëve të policisë ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës për Ramën.
Kryeministri Rama ka zgjedhur të shkojë në kryeqendrën e veriut jo vetëm një kohë kur situata politike është tensionuar për shkak se PS po shkon e vetme në zgjedhjet lokale, por ditën e djeshme u arrestua edhe ish-deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia. Ai u ndalua nga policia gjatë kohës kur ishte nisur për në emisionin ‘Open’ në Top Channel, pasi ishte shpallur në kërkim për djegien e materialeve zgjedhore në Shkodër./TCH
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron