Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit, duke zbritur deri në zonat e ulta.
5-10 cm dëborë ka rënë në Lezhë, por superstrada Lezhë-Fushë-Krujë, që dje ishte me probleme, sot kalohet lirisht nga automjetet. E rënduar është situata në Bulqizë, ku reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rruga Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel të kalohen me shumë vështirësi me zinxhirë. Të bllokuara janë rrugët Bulqizë-Krastë, Qafë e Buallit-Zona D si dhe Ura e Çerenecit-Stëblevë.
Të izoluar janë dhe njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh dhe shumë fshatra të njësive Fushë-Bulqizë, Zerqan dhe Shupenzë. Trashësia e dëborës në qytet është 30 cm, ndërsa në njësitë adminstrative varjon nga 50 deri në 80 cm, shkruan Top Channel.
Ka vijuar dhe sot bllokimi i punës në minierat e Zonës D dhe të Martaneshit. Ka edhe ndërprerje të mësimit.
I bllokuar është ndërkohë aksi Librazhd-Stëblevë. Rruga Elbasan-Gjinar kalohet vetëm me zinxhirë. Mësimi nuk zhvillohet në Labinot-Mal dhe fshatrat e tij dhe në Gracen.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...