Berisha: Votoni kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

FILE PHOTO: Albania's Prime Minister Sali Berisha speaks during a news conference in Tirana June 26, 2013. REUTERS/Arben Celi

21:38 | 15 Shkurt 2022
A Z

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit tha se koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka përballë kandidatët e Edi Ramës e Lulzim Bashës.

Fermerët e Anës së Malit në Shkodër, ish-Kryeministri Sali Berisha i ftoi të votojnë demokratët e vërtetë, duke ndëshkuar me votë kryeministrin dhe kreun e opozitës.

“Ju 30 vite keni votuar në logon e PD, tani votimi në logon e PD është votë e humbur. Jeni të lutur t’u bëni të qarët se logo që duhet votuar më 6 mars është ajo e ‘Shtëpisë së Lirisë’.

Për të treguar se Basha është në bashkëqeverisje me Ramën solli kandidatin e Partisë Demokratike në Durrës, Luan Hoti, të cilin e akuzoi se ka monopolin e porteve.

“Njeriu i Bravës në Durrës është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda gjerë në Shëngjin, nga Edi Rama.”

Lulzim Bashës i përsëriti sërish akuzat se qëndron pas Portit të Durrësit, ku tha se do të pastrohen para të pista.

“nga një kompani offshore do të sjellin dy miliardë euro! Absolutisht të gjitha pare droge dhe krimi! arabin e përdorën këta vetëm për të mashtruar qytetarët”.

Në një tjetër takim me intelektualët e Shkodrës, Berisha u shpreh i hapur për të mirëpritur kontributin e të larguarve nga Lulzim Basha, mes të cilëve edhe atë të ish-nënkryetares së Partisë Demokratike Jozefina Topalli si dhe ish-Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, të cilit tha se i ka besuar fushatën elektorale në qytetin verior.

“Të gjithë ata që kanë kontribute, janë të mirëpritur dhe do rikthehen. Jozefina Topalli ka kontribute të pamohueshme.”

Ndërsa përpara banorëve të Gurit të Zi, Lulzim Bashën e akuzoi si frikacak që braktisi demokratët.

Akuzat për dosjen Toyota Yaris ia kujtoi sërish.

Berisha i ftoi demokratët të braktisin Lulzim Bashën dhe të bashkohen në revolucionin e nisur për të rikthyer në pushtet Partinë Demokratike./tvklan