Berisha: Më 11 dhjetor rithemelojmë PD-në

18:02 | 8 Dhjetor 2021

Ashtu si çdo vit, edhe ky 8 Dhjetor e gjeti në Qytetin Studenti, aty ku 31 vite më parë nisi lëvizja e mijëra të rinjve që sollën rrëzimin e diktaturës dhe vendosjen e pluralizmit politik në vend.

Në krah të të rinjve, studentëve të viteve 90 dhe familjarëve të Azem Hajdarit, nderimet e para ish-Kryeminsitri Berisha i bëri në shtatoren e heroit të demokracisë.

Rithemelimi i Partisë Demokratike ishte i pari zotim që bëri, duke thënë se rrugëtimi do të nisë më 11 Dhjetor nga Kuvendi Kombëtar i së shtunës.

Demokratët i ftoi të bëhen bashkë në 11 Dhjetor në stadiumin “Air Albania”, i përzgjedhur sipas tij si vend për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar për shkak të numrit të madh të delegatëve firmëtarë.

Lulzim Bashën, i cili paralelisht me të kremtonte 8 Dhjetorin në një tjetër ambient, se kurseu në akuza. Berisha tha se nuk do të lejojë marrjen peng të partisë dhe pluralizmit politik në vend nga Lulzim Basha, për të cilin ka paralajmëruar se në 11 Dhjetor delegatët do ta shkarkojnë nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike./Tv Klan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara