Ben Blushi shpall sot partinë e tij “LIBRA”

09:45 | 1 Nëntor 2016
M. A.

Deputeti i larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi, fillon sot projektin e ri politik.

Blushi ka zgjedhur pikërisht ditën e parë të muajit nëntor për të prezantuar partinë e tij të re.Prezantimi do të bëhet në Akademinë e Arteve në Tiranë, në orën 18:00.

Partia e tij do të quhet “Lista e Barabartë”, ndërsa inicialet e partisë do të jenë ‘LIBRA’.

Blushi tregon se “LIBRA ” është bashkim i njerëzve të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë.

Shpërndaje në rrjete sociale