Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor ishin sot në qendër të takimit të të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, Begaj, nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në mënyrë të veçantë, Begaj vlerësoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara dhe personalisht zoti Escobar, i kanë dhënë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen e tyre reciproke, është një proces me ndikim të madh rajonal, si në kuadër të aspekteve të sigurisë ashtu edhe të zhvillimit të qëndrueshëm të tij”, nënvizoi Begaj, shkruan TvKlan.
Duke u ndalur te sfidat dhe kërcënimet me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, Begaj nënvizoi gjithashtu se “falë qasjes së re gjeopolitike edhe nga Bashkimi Evropian, sot kemi një vëmendje të shtuar ndaj këtij rajoni”.
Një vëmendje të veçantë gjatë takimit e mori çështja e sigurisë kibernetike dhe kërcënimeve hibride. Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e agjencive të specializuara amerikane, duke i konsideruar të një rëndësie jetike dhe vendimtare për rritjen e kapaciteteve dhe aftësive kibernetike të Shqipërisë.
Vetaksident tragjik në Pavlan të Pejës, vetura merr flakë pa...
Policia shqiptoi mbi 1,700 gjoba brenda një dite në Kosovë
Bastisje në Gjakovë, sekuestrohen disa armë dhe mbi 400 fish...
Enrique flet për vajzën e tij të ndjerë pas finales, por nuk...
Të paktën 15 të vrarë nga zjarri izraelit pranë qendrës së n...
Tentim grabitje në një pompë derivatesh në Obiliq, lëndohet ...