
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-01 15:49:13Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar rezolutën e PE-së për Shqipërinë, që sipas tij ka vendosur edhe njëherë kusht kryesor për hapjen e negociatave zgjedhjet e lira.
Kryedemokrati shkruan në faqen e tij në Facebook se ‘Rama ka në plan të manipulojë, vjedhë dhe shkatërrojë zgjedhjet”.
“Zgjedhjet e lira janë kusht kryesor për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Rezoluta e djeshme e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian e ka theksuar edhe një herë zyrtarisht këtë gjë.
Ky kusht vërteton edhe një herë se plani i Edi Ramës për të manipuluar, vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet është rrënues për të ardhmen e vendit dhe për stabilitetin e Shqipërisë. Katër vjet qeverisje nga Edi Rama e ka detyruar Evropën t’i vendosë Shqipërisë një kusht elementar demokratik: zgjedhjet e lira”, shkruan Basha.
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar