Në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Shijak, kryetari Lulzim Basha ka kritikuar edhe njëherë politikat e qeverisë Rama. Në fjalën e tij, Basha ka deklaruar se, me paratë që Rama i jep klientelës së tij mund të ishin siguruar paga dhe pensione më të larta, subvencione për fermerët dhe nuk do të kishte rritje të çmimit të energjisë.
“S’ka lekë për subvencione për bujqësinë thotë. 220 milionë euro që kanë shkuar për shpenzime luksi, ose tendera për shokët, po t’i pjesëtojmë me numrin total të fermerëve i bie mesatarisht 500 dollarë për fermer subvencione. Ka parë njëri këtu kokër leku këto tre vjet?! Jo 500 në vit, po kokërr leku?!”, ka thënë Basha.
Sipas tij, 120 milionë lekë të tjera kryeministri ua ka dhënë miqve të vetë për punë publike që kanë shërbyer vetëm për fasadë.
“Çfarë ndodh?! Mbjell palma në autostradë, autostrada me shiun e parë u kthye në lumë. Shihni faturat e energjisë, ça bën me ato lekë?! Mos ka bërë linja të reja këtu, mos ka zëvendësuar transformator?! Ja ta them unë se çfarë bën: 5.4 milionë euro ia ka dhënë Pandi Carapulit”, ka vijuar Basha denoncimin e tij, shkruan TCH.
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...
Harry Bajraktari letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i...
Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në raj...
Platforma “Liria ka Emër” mban sot konferencën e fundit para...