Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj mbrojtjes që kryeministri Rama i bëri gjatë ditës marrëveshjes me CEZ, duke thënë se, “kryepërgjegjësi për vjedhjen e 600 milionë eurove u shfaq sot krenar për vjedhjen e shekullit”.
“Në krah të kopacëve bojëdalë e të përgënjeshtruar nga BE dhe nga qeveria çeke, kryemashtruesi gënjeu prap shqiptarët kur deklaroi se avokatët e qeverisë këshilluan tërheqjen nga arbitrazhi”, ka thënë Basha në profilin e tij në Facebook.
Por, sipas tij, e vërtetë është e kundërta. “I kërkuan të vazhdonte pa humbur kohë gjyqin. Por ai e kish ndarë mendjen t’i ndante 600 milionë euro të shqiptarëve me CEZ. Dhe për të humbur gjurmët ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes së shekullit”, ka vijuar Basha.
Nëse nuk ka gjë për të fshehur, vijon kreu i PD, qëndrimin e tij, pse pengon hetimin ndërkombëtar? “Sepse është i zhytur deri në fyt në këtë aferë”, ka shtuar Basha.tch
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...