Në Konferencën Evropiane të Interpol, e cila po mbahet në Tiranë, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, u shpreh se Shqipëria është e gatshme të forcojë bashkëpunimin për ekstradimet e kontingjentëve kriminalë.
Ai theksoi se Policia e Shtetit ka patur ecuri pozitive në misionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
“Shqipëria e gati për bashkëpunim për ekstradimet. Rezultatet që kemi arritur deri tani janë vetëm fillimi dhe këto e kanë çuar Policinë e Shtetit në institucionet më të besuara të vendit”, tha Balla.
Më tej, Balla u ndal edhe tek problemet brenda radhëve të Policisë. Ai shtoi se po bëhet një punë e madhe për të larguar nga radhët e saj të gjithë ata oficerë dhe punonjës të Policisë, të cilët kanë probleme me ligjin.
Ai garantoi homologët dhe vendet partnere, se procesi i vetëpastrimit do të ecë përpara, pa asnjë kompromis.
“Duhet të bëhet më shumë për të marrë hapat e duhur, për të kapur dhe ndëshkuar korrupsionit bredha organizatës së policisë dhe për t’i sjellë para ligjit oficerët e policisë, pastaj kam vendosur të çojë përpara procesin e vetëpastrimit të policisë.Ky bashkim na bënë më të fortë.”, tha ai./abcnews.al
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri