Legjitimiteti zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga Gjykata Kushtetuese, e gjeti presidentin Ilir Meta në një vizitë tek arbëreshët në Itali.
Ndërkohë politika në Tiranë i ka kthyer sytë nga kreu shtetit, për dekretimin e zgjedhje lokale në 6 bashki mbetur pa kryetar.
Taulant Balla-Kreu Grupit Parlamentar Socialist. Presidenti duhet të marrë vendimmarrje në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast. Është presidenti që e ka këtë kompetencë.
Zoti Balla tha se për PS, çështja e presidentit është një kapitull Ii mbyllur me shkarkimin në parlament dhe tanimë Gjykata Kushtetuese duhet të japë verdiktin e këtij shkarkimi.
Gjykata Kushtetuese la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019 duke rrëzuar kërkesën e shoqatës së bashkive për pavlefshmëri absolute.
Shoqata e bashkive me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi kërkuan anulimin e atyre zgjedhjeve.
Vendimit të Gjykatës kushtetuese I parapriu një opinion i komisionit të Venecias përmes të cilit legjitimoheshin zgjedhjet lokale./tch
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”