Babai i Marsela Toshit: Me fëmijët çfarë patën?

09:31 | 7 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Babai i Marsela Toshit, Astrit Behari, ndërsa fajëson vajzën e tj Marselën për ngjarjen macabre, nuk gjen dot ngushëllim për fatin mizor të dy nipërve të tij 4 dhe 7 vjeç, të cilët u mbytën me tel nga babai i tyre Naim Toshi.

Nuk u besoja veshëve kur dëgjova lajmin tragjik në televizor, me dridhet zemra, me fëmijët çfarë patën ato?. Ai, bashkë me të birin, kanë udhëtuar drejt Korçës ku dhe morën pjesë në ceremoninë e varrimit të dy vogëlushëve dhe babait të tyre vrasës. Babë e bir janë dridhur nga dhimbja dhe kanë qarë, teksa u kanë dhënë lamtumiren e fundit nipërve të tyre.

INTERVISTA

“E dëgjova në televizor, – tha Astrit Behari. – Pashë gjithçka në televizor. U tmerrova kur dëgjova se çfarë u kishte ndodhur dy nipërve të mi. Më dridhet zemra çdo sekondë sa herë thoshin se dy djemtë e vajzës ishin mbytur me tel teksa ishin në gjumë (qan). Nuk ka gjë më të rëndë për një prind se kjo që ndodhi. Vajza ime dhe dhëndri le të merrnin rrugët. Të bënin çfarë të donin me jetën e tyre, por me fëmijët çfarë patën? Si mundën të arrinin deri në këtë pikë? Nëna dhe babai të bëhen mizorë për fëmijët e tyre! Është krim, krim, krim. Zoti mos ua faltë atë që kanë bërë!

Ju po fajësoni vajzën për këtë tragjedi?

Po! Vajza ime është fajtore për këtë tragjedi që ndodhi! Ata vetëm grindeshin me njeri-tjetrin. Na e kishin nxirë jetën edhe ne. Marsela ishte e martuar më parë dhe solli në jetë djalin e parë. U nda nga burri I parë sepse grindej edhe me atë dhe nuk shkonin mirë me njeri-tjetrin. Edhe me burrin e dytë, e njëjta histori. Vajza ime është fajtore, sepse nuk e dëgjon bashkëshortin. Nëse donte liri, ime bijë të mos martohej. Këta ia kam thënë me qindra herë. Ja ku përfunduam tani (qan).

Marsela deri një ditë më parë ishte vajza ime, sot e kam bërë hasha. Nuk dua ta shikoj me sy sa të kem jetë. Ajo shkatërroi çdo gjë, mori në qafë dy ëngjëj. As Naumit nuk ia falim kurrë që bëri atë krim. Me veten e tyre të bënin çfarë të donin, por jo me dy fëmijë të pafajshëm që u vranë duke fjetur (kap kokën me dorë nga dhimbja).(Gazeta Shqiptare)

Shpërndaje në rrjete sociale