
Crime scene do not cross tape.
Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur të shtunën në darkë, si pasojë e një atentati me armë zjarri në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35, në afërsi të pallatit të sportit.
Shenjestra e atentatit është identifikuar si Romeo Meçaj, banues në lagjen “Pavarësia”.
33-vjeçari është në gjendje kritike për jetën. Pasi mjekët kanë bërë të mundur t’i ndalojnë gjakderdhje, ai po dërgohet dret Tiranës.
Autorët, pas krimit dyshohet se janë larguar drejt zonës së quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, aty ku pak minuta më vonë u gjet një makinë duke u djegur, brenda të cilës ndodheshin dy armë zjarri kallashnikov dhe që policia thotë se mund të jetë e atentatorëve./tch/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...