Kryeprokurorja me mandat të përkohshëm Arta Marku ka zhvilluar takimin e parë me gazetarët pas marrjes së detyrës.
Përpara përfaqësuesve të medias, Marku është shprehur se prioritet i saj do jetë zbatimi i ligjit, ndërsa ka paralajmëruar surpriza në organin e akuzës pas furtunës së pak ditëve më parë. “Prioriteti im është të zbatoj ligjin”, tha ajo.
“Do të ketë shumë ndryshime dhe do shihni surpriza. Nuk do jenë vetëm ato lëvizje që janë bërë deri tani. Nëse do jem neutrale dhe e pavarur politikisht këto do t’i tregojë puna ime dhe rezultatet”, sqaroi kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.
Duke komentuar këto lëvizje në organin qendror të akuzës dhe prokuroritë e rretheve, Marku tha se ata e dinë arsyen e largimit, ndërsa sqaroi se nuk është personalisht ajo shkaku i tensionit të shkaktuar me të larguarit. “Tensioni më të larguarit s’është krijuar prej meje por prej ligjit. Ata që janë larguar e dinë arsyen dhe po ashtu dhe ata që kanë ardhur në detyrat e reja e dinë arsyen”.
E pyetur nëse zgjidhet me mandat të plotë si Kryeprokurore, për 7 vite, Marku është përgjigjur se nuk do thoshte jo. “Nuk do thoja jo”, u përgjigj ajo shkurtimisht. /Shqiptarja.com/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...