Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi sot arrestimin e katër të rinjve shqiptarë në Beograd dhe kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm.
Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se, të rinjtë janë arrestuar për shkak të postimeve në rrjetet sociale që përfshinin flamurin shqiptar me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.
“Së pari, dua të dënoj me forcën më të madhe arrestimin e katër të rinjve shqiptarë në Beograd me urdhër të Aleksandër Vuçiç, kreut të organizatës kriminale të Beogradit. Të rinjtë shqiptarë janë arrestuar për fajin e vetëm se njëri prej tyre ka postuar në Facebook apo Instagram një flamur shqiptar me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit”, tha Berisha.
Berisha e bëri thirrje për reagim ndërkombëtar. “Ky akt i shëmtuar e barazon Aleksandër Vuçiçin me Kim Jong Un-in, me Ajatollahët e Teheranit dhe tregon një racizëm të papërmbajtur dhe urrejtje ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.
“Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar, të pashembullt dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të të rinjve shqiptarë. Sikundër, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcë këtë akt që tejkalon të gjitha limitet, që mund të ndodhë dhe njëherë vetëm në diktaturat më të zeza”, theksoi kryetari i PD.
Berisha dënoi gjithashtu atë që e cilësoi si heshtje të kryeministrit Edi Rama për këtë rast.
Berisha kërkoi lirimin urgjent të të rinjve përndryshe, theksoi ai, “opozita do marrë hapat e veta të protestave të fuqishme para përfaqësisë së Beogradit në Tiranë”.
“Do bëjmë gjithçka për të arritur Botërorin”, kapiteni i Shq...
Konjufca takon diplomaten nga Holanda, MPJD thotë se u riafi...
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të...
Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ...
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...